Komisioneri Publik kundër KPK, apelon konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Brati

14/08/2018 12:05

Brenda afatit ligjor, Komisioneri Publik, ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë Alma Bratin, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bëhet e ditur se në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e marrë nga KPK.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Komisionerët Publikë kanë ushtruar ankim për gjashtë vendime të KPK-së. Ndërsa në rastin e rivlerësimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese,Bashkim Dedjas, Komisionerët Publikë kanë pasur edhe rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA