Keni lindur jashtë Shqipërisë? Regjistroheni përmes SHKO

14/08/2018 15:20

Të gjithë qytetarët që kanë lindur jashtë Shqipërisë nuk do të humbasin më kohë për regjistrimin e fëmijëve, pasi mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor Online.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale shpjegon dhe hapat se si duhet të veprojnë shqiptarët për të pasur sa më shumë lehtësira.

“Fëmija juaj ka lindur jashtë Shqipërie dhe duhet ta regjistroni? Mos humbisni kohë ndiqni 3 hapat e procedurës për këtë regjistrim: Apliko online. Dërgo dokumentet me në Konsullatën më të afërt. Konsulli bën verifikimin ligjor të dokumenteve. Regjistrimi është pa pagesë”, thuhet në postimin e MEPJ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA