Vranësirat shtohen pasdite, por temperaturat rriten
13/08/2018 09:48
Vijon mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur vranësirat lokale zhvillohen në zonat malore duke gjeneruar shira afatshkurtër, kryesisht në veri dhe verilindje.
Mbrëmja sjell shtim të vranësirave në vend, kryesisht në jug e në qendër.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Perëndim të vendit.
Top Channel