Një përleshje ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Portin e Durrësit, ku prej disa ditësh ka një fluks të shtuar të lëvizjes së trageteve me udhëtarë.
Vonesa e nisjes së një trageti solli acarimin e udhëtarëve që kishin orë që prisnin.
Nga goditja me mjete të forta pati edhe të lënduar. Ndërkohë autoritetet portuale sqarojnë se një nga tragetet pësoi defekt në kondicionerë dhe kapiteneria nuk lejoi të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët në vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget.
Të shtunën, trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjerët është kërkuar që të bëhet imbarkimi, por me rregull. Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget.
Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur konflikti. Policia e Durrësit nisi hetim në gjendje të lirë për një 35-vjeçar italian roje i tragetit.
Pas ngjarjes në port vijon lëvizja, ndërsa nuk raportohen vonesa ndërsa, është ngritur edhe një komitet sigurie që po analizon se perse policia dhe forcat e sigurisë portuale nuk ndërhynë që ngjarja mos degradonte.
Top Channel