Bashkia e Tiranës, linjë të re ujësjellësi për banorët e rrugës së Kavajës
13/08/2018 19:22
Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës”, ku po punohet për zëvendësimin e linjave të furnizimit.
Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në 1963, po zëvendësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse për të ofruar cilësi maksimale furnizimi.
Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.
Bashkia po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm, duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.
Top Channel