 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						 15/09 11:27
					
				 
								
			Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë pasi është kapur me një pistoletë pa leje.
Policia njofton se personi i arrestuar është shtetasi Teodor Grazhdani, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.
Top Channel