Kush nuk ka ëndërruar të jetojë në një ishull plot diell? Tani, një shans e keni, por duhet të pëlqeni macet…madje shumë…
Një vend pune në një ‘tempull’ macesh, në ishullin idilik grek Syros, është i lirë dhe përfshin akomodimin, pamje marramendëse nga deti Egje dhe…55 mace.
Reklama e këtij vendi pune ka tërhequr shumë vëmendje, që kur ajo u shfaq fillimisht në “Facebook”, më herët këtë muaj.
Deri më tani, ajo është bërë share 20 mijë herë dhe rreth 200 persona i kanë shkruar email pronarit duke shprehur interes. Por, sidoqoftë, jo të gjithë mund të plotësojnë kërkesat.
Pronari kërkon dikë mbi 45 vjeç, që jo thjeshtë i do macet, por që die edhe si të trajtojë macet jo sociale apo të egra. Kjo do të thotë që kandidati duhet të ketë njohuri për psikologjinë e maceve dhe aftësi për tu marrë vesh me to.
Por, nëse jeta në një ishull grek, nuk është shumë tërheqëse për ju, ka edhe disa mundësi të tjera ëndrrash për momentin.
Mund të bëhesh një shijues i “Nutella”-s në Itali, me eksperiencën e mëparshme që nuk është e nevojshme, ose një kujdestar në një ishull piktoresk në Uells, por duhet të dish të flasësh dialektin lokal.
Top Channel