Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi mjeti vinç që drejtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 në fshatin Gomsiqe të Pukës, ku “një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër”.
Gjithashtu në mjet ka qënë edhe G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel