Krahas investimeve brenda qytetit, një fokus të veçantë Bashkia e Tiranës po i kushton edhe shtrirjes së investimeve në zonat rurale, duke sjellë edhe një përmirësim të infrastrukturës për qytetarët dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto zona.
Investimi i radhës nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës i përket rrjetit të kanalizimeve në zonën Industriale pas QTU, në rrugën “Bylis”.
Specialistët e UKT nxorën nga përdorimi tubacionet e vjetruara duke ofruar siguri maksimale të menaxhimit të ujërave të përdorura.
Ky investim sjell një transformim të zonës, ndërkohë që i hap rrugën e dhe investimeve të tjera infrastrukturore.
Gjithashtu, Bashkia ka ndërtuar edhe lidhje të reja me pallatet në rrugën “Bardhok Biba”. Grupet e punës plotësuan kërkesat e konsumatorëve duke garantuar tashmë furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj zone.
Top Channel