Përkeqësimi i shëndetit mendor, psikiatrit: Mos neglizhoni kujdesin pas daljes nga spitali

11/08/2018 16:20

Varfëria, papunësia dhe mjedisi jo i mirë social kanë shtuar rastet e depresionit në Shqipëri. Kjo sëmundje e përforcon ndikimin te të prekurit, kur temperaturat rriten.

Mjekët psikiatër në Tiranë tregojnë shenjat e sëmundjeve mendore.

“Mesatarisht numri i vizitave varion 20-25 në ditë. Personat ankohen për mpirje të gjymtyrëve të sipërm, lodhje, ndjesi sikur i kalojnë milingonat në trup, dhimbje koke, frymëmarrje e rënduar, etj.”, tha Arjana Rreli, psikiatre në Qendrën Shëndetësore Nr. 3.

Statistikisht, Shqipëria ka të njëjtin nivel sëmundshmërie krahasuar me Europën dhe botën, por ndryshe nga vendet e tjera, te ne mungojnë shërbimet dytësore.

“Për shembull, një i sëmurë mendor kur del nga spitali shkon në shtëpinë e tij, ndërkohë që një kontigjent do një qendër ditore, apo një shtëpi të mbrojtur, si një trampolinë për të kaluar në kujdesin shtëpiak. Prandaj edhe familjarët janë të lodhur dhe neglizhojnë kujdesin ndaj tyre. Prandaj ndodhin edhe raste që i kanosin rrezik për jetën”, tha më tej psikiatrja.

Me gjithë kompleksitetin e sëmundjes, mjekët psikiatër thonë se problemet mendore kurohen.

“Me aktivitet fizik në ajër të pastër, në orët e para të mëngjesit, reduktimi i alkoolit, substancave narkotike, të kafeinës, etj.”, tha Arjana Rreli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA