Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 60-vjeçar ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit pasi është goditur nga rrufeja sapo ka dalë nga një kafene në qendër të qyteti të Kuçovës.
Pas një moti të keq, me erëra të forta dhe më pas shi të rrëshmbyeshem në qytetin e Kuçovës, një rrufe ka goditur 60-vjeçarin Bilbil Asllani, banues në lagjen Tafil Skendo në Kuçovë.
Mësohet se Asllani sapo kishte dale nga një lokal dhe po ikte për në shtëpi kur është goditur nga rrufeja.
Bëhet e ditur se ai është në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku është dërguar me ambulancë.
Furtuna ka lënë pa drita për në shumë se 1 orë të gjithë qytetin e Kuçovës.
Top Channel