Ridvan Zykaj u kap nga forcat e policisë mëngjesin e së shtunës, pas 12 orëve kërkim të bluve të Vlorës, dhe Forcave Speciale dhe Renea.

Ai u gjet i fshehur në rrethinat pranë fshatit Resulaj të Selenicës në Vlorë. Të premten pasdite ai tronditi mbarë vendin me aktin makabër që kreu duke vrarë 8 persona mes të cilëve edhe dy fëmijë, 14 dhe 6 vjeç. Arsyeja se përse 8 anëtarët e familjes Zyka vdiqën nga të shtënat e kallashnikovit, nuk dihen ende.

Pas kapjes, Zykaj u dërgua në komisariatin e Vlorës ku gjatë kohës që merrej në pyetje, ka pranuar autorësinë e krimit dhe nuk ka shfaqur pendesë për të. Ditën e premte 24-vjeçari ka qenë në një drekë familjare. Gjyshi i tij thotë se aty nuk kishte një situatë që ta detyronte Ridvanin të kryente krimin.

“Ai piu një birrë në tavoliënd he një e mori me vete. Ikëm të tërë nga tavolina. Do iki të çoj dhentë. Pak më vonë nuk dija nga të bëja, flisja kot, njeri s’të dëgjon”, thotë gjyshi i tij.

Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore edhe pse 24-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve përkatëse për të vlerësuar shëndetin e tij mendor. Pas ngjarjes, prindërit e tij shprehën habinë se ku i kishte gjetur municionet dhe armën, pasi në shtëpinë e tyre nuk poseidonin një të tillë. Personat që e njihnin në fshat, thonë se ai ishte një tip i mërzitur nga jeta si çoban, i paditur dhe i egër, por më parë nuk kishte sulmuar askënd.

Pas ngjarjes, i çuditshëm ishte fakti që Ridvan Zykaj pasi kreu aktin makabër dhe ndërkohë që u fshihej forcave të policisë, gjeti kohen t’u përgjigjej njerëzve që e sulmonin në profilin e tij social në Facebook për veprimin që bëri.

Pas marrjes në pyetje në komisariat, Ridvan Zykajn e pret përballja me drejtësinë. Sipas policisë së shtetit, mbi 24-vjecarin autor të vrasjes se 8 personave, do të bjerë akuza për vrasje në rrethana të cilësuara të dy ose më shumë personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA