Në aksin nacional, Bulqizë-Ura e Topojanit me një gjatësi 25 kilometra, në shumë vende mungon sinjalistika. Kjo por edhe shpejtësia e automjeteve në këtë segment rrugor kanë qenë shkaqet e shumë aksidente.
E njëjta problematikë vërehet dhe në dy rrugët e tjera Bulqizë-Krastë dhe Bulqizë-Burrel, ku nuk kanë munguar aksidentet fatale me humbje jetësh. Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar se përveç mungesës së sinjalistikës, në shumë rrugë nuk kanë mbajtëset anësore me sinjal fosforeshent. Kjo vështirëson drejtimin e mjetit sidomos natën.
Mungesa tabelave orientuese dhe sinjalistikës rrugore, vështirëson sidomos lëvizjen e turistëve në këto zona. Në mjaft raste është policia ajo që orienton turistët për në destinacionin e tyre.
Top Channel