Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet gjatë orëve të natës për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për më tepër ndaj atyre që i kanë kthyer rrugët në “pistë garash”.
Në një njoftim, policia bën të ditur se nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.
Policia bashkëngjitur njoftimin ka shpërndarë edhe një video ku janë kapur disa automjete duke lëvizur me shpejtësi shumë herë më të lartë se sa lejojnë tabelat.
Në këto kontrolle, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë marrë pjesë edhe Forcat Shqiponja në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit.
Top Channel