Dha vendimin e çuditshëm për hidrocentralin e Valbonës, fshihet gjyqtari i Tropojës

10/08/2018 15:18

Gazetarja e Top Channel telefonoi gjyqtarin e Gjykatës së Tropojës Sami Ujkashi, për ta intervistuar për çështjen e vendimit për të vijuar punën në hidrocentralin që po ndërtohet mbi luginën e Valbonës, por ai refuzoi.

Gazetarja: Alo, përshëndetje!
Sami Ujkashi: Përshëndetje!
Gazetarja: Me z.Ujkashi po flas?
S.Ujkashi: Po. Kush je?
Gazetarja: Rudina Muca, gazetarja e Top Channel-it. Doja të bëja një pyetje në lidhje me vendimin që keni marë…
S.Ujkashi: Hajde mirupafshim.

Edhe pse qendruam për orë të tëra para Gjykatës së Tropojës, gjyqtari Ujkashi nuk u paraqit në punë për t’u prononcuar. Vendimi i tij për të bërë nul nëj vendim të nëj gjykate më të lartë ka shkaktuar shqetësim deri në Ministrinë e Drejtësisë, por edhe irritim te banorët e zonës.

Në datën 31 qeshor, Gjykata e Rrethit të Tropojës kaloi kompetencat e saj duke kthyer në nul vendimin e gjykatës së një shkalle më të lartë, tërësisht në kundërshitm me ligjin. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë kërkoi publikisht inspektim ndaj gjyqtari Sami Ujkashi, nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore mbi një vendim që u dha haptazi në kundërshtim me ligjin. Po ashtu ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për rastin konkret që ju flisni”, tha zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Qytetarët shprehen të indinjuar jo vetëm me vendimin e gjykatësit të Gjykatës së Tropojës, Sami Ujkashi, por edhe me planin për të shkatërruar luginën e Valbonës. Ata theksojnë se kjo është një pasuri turistike e çdo shqiptari, që do të zhduket për t’u bërë pronë e një personi të vetëm, që kërkon të ndërtojë hidrocentralin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA