Nuk ka qenë aksion i thjeshtë policor, por një aksion i OSHEE-së për të arrestuar 51 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.

Kontrollet e OSHEE-së janë fokusuar tek ato fidra ku humbjet në rrjet janë më të larta.  Te dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së në Shkodër tregojnë për një punë të vazhdueshme kundër abuzimit me energjinë elektrike.

“Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit”, thotë OSHEE.

Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

OSHEE është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që:
Vjedhin energjinë elektrike
Dëmtojnë matësin

Gjithashtu, “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.

Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA