Gjosha: Të rinjtë po duan të ikin, domosdoshmëri politika për punësim

09/08/2018 09:44

Për ish ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, situata e të rinjve në Shqipëri është alarmante. Ajo i referohet sondazhit të fundit të CRCA-së, sipas të cilit 70% e të rinjve kërkojnë të largohen për të jetuar në një nga vendet e BE.

“Dhe ajo çka të trondit më shumë është fakti se edhe pse qeveria është në dijeni të këtij fakti ajo refuzon paturpësisht të zbatoj Planin Kombëtar të rinisë që e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet çdo pike të saj me përpikëri. Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri konstaton gjithashtu se qeveria ka dedikuar vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri.Nëse 70% e të rinjve kërkon të largohet, nëse profesionistët dhe shtresa e mesme kërkon të largohet, imagjinoni se si do të ishte Shqipëria e së ardhmes. E nëse kjo nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq!”, shkruan Gjosha.

Ajo thotë se nevoja për politika punësimi dhe arsim cilësor është domosdoshmëri, por mbi të gjitha është detyrim dhe përgjegjësi e çdo qeverie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA