Muaji gusht shton numrin e mjteve që qarkullojnë në rrugët e Beratit. Rritja e numrit të vizitorëve gjatë kësaj periudhe, por dhe ardhja e emigrantëve pranë familjeve për pushime, bën që të ketë një numër më të madh mjetesh që qarkullojnë nëpër rrugë.
Për të parandaluar aksidentet dhe shmangur trafikun sektori i policisë rrugore ka internsifikuar kontrollet veçanërisht në pikat e konsideruara si më të nxehta.
‘Hyrja e qytetit, në vendin e quajtur “kryqëzimi i lpsilonit” , “ura e re” dhe dalja e qytetit, janë pikat më të nxehta dhe për këtë ne kemi marrë masat me prezencën e uniformave blu”, bën me dije Ali Yzeiri, shef i policisë rrugore.
Problematike sipas kreut të rrugores vazhdon të mbetet dhe gjendja e sinjalistikës rrugore, ku sipas tij, vazhdojnë kërkesat zyrtare të bëra në drejtim të bashkisë për përmirësimin e saj.
Nga ana tjetër Yzeiri, nuk harron që të rekomandojë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, kryesisht për konsumimin e alkolit dhe mbajtjen e ripit të sigurimit, gjatë udhëtimit.
Fakti që Berati ka vetëm një rrugë hyrëse, mungesa e një unaze, sinjalistika e dobët, të gjitha këto bëjnë që gjatë stinës së verës kryesisht gjatë muajit gusht mos të mungojnë aksidentet, por të ketë dhe një trafik të rënduar sidomos gjatë orëve të paradites.
Top Channel