Sejdini betonizon parkun, qytetarët kundër projektit të bashkisë

04/08/2018 12:18

Parku “Rinia” në qytetin e Elbasanit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të forte nga ana e bashkisë. Prej 1 vit kanë nisur punimet dhe pak muaj para përfundimit duket sikur në këtë zonë mjaft të pëlqyer nga qytetaret e Elbasanit, ka rënë bomba.

“Natyrë shlodhëse dhe ajri i pastër ia kanë lënë vendin fadromave dhe makinerive të rëna që tani për tani e kanë kthyer parkun “Rinia” në një vend aspak të frekuetueshëm”, thotë një prej tyre.

Në park ka marrë formë një platformë e madhe betoni, edhe pjesët që dikur ishin bar janë zhdukur, tani për tani kalojnë kamionët, ndërkohë më pas do të krijohet një rrjet rrugicash me gurë dhe beton.

Impakti i betonit në mjedis sipas bashkisë është minimal dhe do shtohen hapësirat për aktivitete sportive dhe shlodhëse, por për ata që thuajse përditë kalojnë kohën e lirë në këtë park punimet e deritanishme nuk kanë lënë shije të mirë.

Parku “Rinia”, kryesor dhe më i madhi në Elbasan është ndërtuar rreth viteve ‘70, dhe rikostruktuar në vitin 2002. Tani mbi këtë zonë po ndërhyhet përsëri dhe qytetarët janë me shpresë se gjerat do të ndryshojnë nga ajo që shohin për momentin, ku punimet kanë prekur mjaft pjesë të gjelbërta të parkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA