Pushimet shtojnë aksidentet; Policia del në rrugë për të dhënë këshilla

04/08/2018 21:10

Aksidentet e fundit automobilistike me viktima kalimtare e pasagjerë e kanë detyruar policinë rrugore të nisë një fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin. Kësaj radhe policia ka marrë rolin e prindit që na këshillon të ecim ngadalë e te mos pimë alkool.

Por pavarësisht këshillave, policia nuk harron të jetë polici. Vetëm për tre ditët e fundit janë gjobitur 2004 qytetarë, të cilës sërish kanë ecur me mbishpejtësi edhe pse udhëtimi tej normave të lejuara vetëm per ditët e para të gushtit ka shënuar 16 aksidente.

Në to pesë persona u vranë, ndërsa 12 u plagosën lehtë. E nëse edhe kjo statistike nuk ju bën të reflektoni, kini parasysh se nëse ktheni më shumë gota se sa duhet dhe më pas nisni makinën, rrezikoni ose te ktheheni në një burim aksidenti, ose do arrestoheni siç u ndodhi gjate këtyre katër ditëve 31 qytetarëve, që kanë përfunduar në qeli për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Të gjithë shoferët kur ndodh një aksident e përjashtojnë veten nga fajësia. Unë vetë bëra një aksident, sepse hyra me shpejtësi në kthesë, ndërsa drejtuesi tjetër nuk ishte në korsinë e duhur.

Kjo do të thotë se të dy jemi fajtorë, për një neglizhencë, e cila mund të kishte pasoja më të rënda. Ndaj për cilindo përdorues rruge, zbatoni rregullat, jo për shkak të frikës nga policia, por për jetën tuaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA