Federata Europiane e Volejbollit ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në këto tre vite duke e kthyer Tiranën në një qytet miqësor me sportin.
Përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Volejbollit përshëndetën nismat e shumta që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës për ndërtimin e terreneve sportive, për korsitë e biçikletave por edhe të aktivitete të ndryshme të cilat synojnë që të nxisin të gjithë grupmoshat për t’u marrë me sport.
Ndërkohë, këtë vjeshtë Tirana do të presë Kampionatin Evropian të Volejbollit për moshat deri 19 vjeç duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një qytet referencë për sportin. Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me përfaqësues të Federatës Evropiane të Volejbollit.
“Falenderoj Federatën Europiane të Volejbollit që po e kthen Tiranën në një qytet referencë për sportin. Bashkë me Lindita Nikollën, ne kemi kthyer 62 shkolla, në qendra për komunitetin për ekipet sportive dhe shoqatat e tyre. Mezi presim që të mikpresim në Tiranë Kampionatin Evropian të Volejbollit për moshat deri 19 vjeç, që zhvillohet këtë vjeshtë”, shkruan Veliaj.
Top Channel