Vlorë, arrestohet 33-vjeçari. Iu gjetën armë gjahu pa leje dhe kanabis

02/08/2018 09:01

Një personi i janë vënë prangat nga Policia e Vlorës, në përfundim të operacionit të koduar “Fast”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

I arrestuari është 33-vjeçari Ervin R., të cilit iu gjetën në banesën e tij në fshatin Grabian të Vlorës një armë gjahu pa leje, si dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Ai do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”, si dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA