Policia e Tiranës ka zbardhur rreth 15 grabitje që kanë ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga katër autorët. Ndërkohë që ka parandaluar dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave, ku autorët janë 4 persona, njëri prej tyre, hajdut serial.
Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “); Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”); Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”). Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi : F. M., 30 vjeç, i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).
Gjithashtu, Komisariati numër 2 në Tiranë bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elidon Alla, 24 vjeç, i cili ka tentuar të vjedh një banesë në rrugën “Sali Butka”, duke u ngjitur nëpërmjet tubit të shkarkimit deri në katin e 7. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme : – Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.
-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.
– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.
– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018
– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.
-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.
– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.
– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.
Top Channel