Më shumë se gjysma e të rinjve të grupmoshës 18-34 vjeç ndiejnë që “reality show”-t dhe mediet sociale kanë pasoja negative në mënyrën sesi ata e shohin trupin e tyre.

Sipas një vëzhgimi të fundit të mbi 2.000 të rriturve britanikë, më të rinjtë janë ata që i mendojnë më shumë operacionet kozmetike. Rreth 35 për qind e njerëzve thonë se shfaqjet televizive si “Love Island”, që transmetohet në Britani, apo të tjerë të ngjashëm janë përgjegjës për këtë negativitet.

Shifra është rritur në 55 për qind në grupmoshën nga 18 deri në 34 vjeç. Në sondazhin e bërë pyeteshin njerëzit nëse do të merrnin në konsideratë bërjen e ndonjë operacioni plastik apo procedure kozmetike, me më të rinjtë që ishin më të predispozuar drejt tyre.

Më shumë se një e treta e kësaj grupmoshe mendon se mund të bëjë një operacion plastik apo procedurë kozmetike.

Por, studimi tregon gjithashtu se një e katërta e të rriturve britanikë kanë kryer një operacion plastik, apo njohin dikë që e ka bërë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA