Turizëm në Funar. Natyrë e bukur, por duhen rrugë dhe investime

30/07/2018 13:26

E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashfrytëzuar, Funari është një nga bukuritë më të rralla të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit.

Infrastruktura rrugore e vështirë ka bërë që kjo zonë të mos frekuentohet masivisht, edhe pse ndodhet 20 km larg Elbasanit. Por, të apasionuarit pas natyrës, freskisë dfhe ajrit të pastër i gjen këtu, mes ujit të ftohtë dhe gjelbërimit.

E ndodhur vetëm 20 km nga Elbasani dhe 25km nga Tirana, këtë mrekulli të natyrës pak persona e njohin, por tashmë ekziston një projekt që Funari të lidhet direkt me kryeqytetin. Kjo ka bërë që banorët e zonës të shpresojnë në zhvillimin e agroturizmit, duke bërë që tani planet për krijimin e bujtinave.

E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat dhe pse jo, edhe pushime pak më të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA