12/11 22:56
Gomerët e ishullit grek të Santorinit po gjymtohen duke mbajtur në kurriz turistët e shëndoshë, që paguajnë për xhiro me gomar nëpër rrugët e ngushta të ishullit piktoresk.
Nga maji deri në tetor, në Santorini vijnë rreth 1200 turistë në ditë. Gomerët përdoren për transport nëpër rrugica ku nuk kalojnë dot makinat, por aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se obeziteti në rritje ka bërë që kafshëve t’u rritet ngarkesa dhe të shtohen dëmtimet e shtyllës kurrizore.
Banorët e zonës janë detyruar që të kryqëzojnë gomerë me pela për të përdorur më pas për këtë punë mushkat, që janë më të mëdha dhe mbajnë më shumë ngarkesë.
Top Channel