PD: E konfirmon edhe Gjykata Europiane e Auditit, 1 në 3 tendera jepen pa garë

30/07/2018 16:12

Duke iu referuar gjetjeve të Gjykatës Europiane të Auditit, deputetja Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook ka ringritur akuzat për abuzime me tenderat në institucionet shqiptare.

“Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që denoncon me forcë: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht”- shkruan Tabaku, duke theksuar se në “Në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara”

Më tej ajo bën një pasqyrim të raportit duke vënë në pah se Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen, pra mungesë kontrolli mbi fituesin, si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

“Në Shqipëri, tenderët publikë janë dhënë praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhënë 250 mln euro pa garë, miqve e oligarkëve. Ekonomia është centralizuar në pak duar me bekimin dhe shpërndarjen e qeverisë të pjesëve të ekonomisë në këto duar. Kjo është arsyeja pse investitorët e huaj janë larguar e nuk vijnë të tjerë. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë”, përmbyllet statusi i Jorida Tabakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA