Giuseppe Conte, miku më i dobishëm i Trump në BE

30/07/2018 17:14

Lidershipi politik në Europë i ka drejtuar sytë nga takimi në Uashington mes kryeministrit italian, Giusepe Conte dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, asnjëri prej tyre fansa të mëdhenj të administratës amerikane, do të mbajnë frymën për shkak të frikës se Italia mund t’i japë dorë Trumpit të destabilizojë akoma më shumë bashkimin evropian, aktualisht të ndarë për shkak të dallimeve mes vendeve anëtare dhe që po përballet me një ngërç në procesin e tij të integrimit.

Dhe ata kanë arsye të shqetësohen. Conte, po rezulton të jetë mbështetësi dhe aleati më i madh i Trump në Europë. Dhe Trump do të shfrytëzojë takimin e tij me Conten, për të riafirmuar lidhjen e veçantë me Italinë në sytë e Merkel dhe Macron, që deri më tani kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar me Trump. Conte, do të ketë dëshirë t’i tregojë partnerëve të tij europianë, pritjen prej VIP-i që ai do të marrë në Shtëpinë e Bardhë, dhe të përfitojë prej saj.

Vetë Trump, jo shumë popullor në anën tjetër të Atlantikut, është i ndërgjegjshëm që populistët e Italisë janë miqtë e tij të vetëm në Europë dhe mund të tentohet të shfrytëzojë rolin e Italisë në skenën europiane në përpjekje për të dobësuar aksin anti-SHBA, Paris-Berlin.

Italia në fund të fundit, është një vend themelues i BE dhe ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, çka e rendit atë mes të mëdhenjve të klubit të BE, përkrah Gjermanisë dhe Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA