Fermerët e Dibrës: Kemi superprodhim, të krijohen kooperativat

29/07/2018 12:06

Prodhimi në frutikulturë ka qenë i mbarë për këtë vit. Fermerët në zonën e Dibrës thonë se ashtu si qershitë, edhe kulturat e tjetra si mollët e dardhët, kanë superprodhim.

Sipas tyre ky prodhim i tepërt ka gjithmonë riskun e mungesës së tregut e për pasojë çmimi i produkteve mund të jetë më i ulët.

Veip Salkurti, një nga fermerët e zonës së Dibrës, njëkohësisht prodhues dhe përpunues, shprehet se ka ardhur koha që të bashkëpunohet për krijimin e fermave të mëdha apo kooperativave.

Ai thotë se për të shmangur mbetjen e prodhimeve të pa shitura, shteti ka për detyrë të hartojë politika nxitëse për grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e prodhimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA