Reagimet kundër vendimit të Metës për Teatrin, Presidenca: Janë emocionale, keqardhje

28/07/2018 11:14

Përmes zëdhënësit të saj, presidenca i ka cilësuar si sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara, reagimet që kanë ardhur kundër vendimit të Presidentit Meta për rikthimin në Kuvend për rishqyrtimin ligjin që parashikonte ndërtimin e një godine të re si Teatër Kombëtar, duke prishur atë aktual,

“Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara”, thuhet në komunikimin e Tedi Blushit, Zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta.

Më tej në reagimin e tij Tedi Blushi bën me dije se Presidenti Meta i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Sipas presidencës nëse të gjitha palët do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA