Drejtoria e bujqësisë në qarkun e Elbasanit ka mbyllur tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh. Shkak është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe mos respektimi i kushteve të sigurisë ushqimore.

Nga inspektimet dhe kontrollet e bëra nga shërbimi veterinar është konstatuar se këto tregje nuk plotësojnë as kushtet minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Elbasan theksoi se ende ka probleme të mëdha për të gjetur një vend të përshtatshëm në përputhje më ligjin për ushtrimin e këtij aktiviteti ndaj dhe Bashkitë duhet të marrin masa.

Sipas Shërbimit Veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë Elbasan problematik është edhe tregu i bagëtive në Përrenjas, kushtet e të cilit po ashtu lënë për të dëshiruar. Bashkisë së Përrenjasit po ashtu i është dërguar një shkresë për të marrë masa në lidhje me tregun e gjësë së gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA