Stina e nxehtë përherë sjell me vetë edhe rrezikun e zjarreve, ku situata bëhet më e frikshme në zonat urbane. Nëse përshkon rrugicat e ngushta të kalasë së Elbasanit nuk mund të mos mendosh për mënyrën e menaxhimit të situatës në rast zjarri. Edhe pse nuk ka pasur raste të tilla, banorët nuk e fshehin shqetësimin.
Tajar Alla, shef i repartit zjarrfikës në Elbasan thotë se vendosja e hidrantëve nëntokësorë e ka zgjidhur këtë shqetësim në lagjen “Kala” dhe në qytetin e Elbasan, problem mbeten fshatrat ku zjarfikësit janë detyruar të ndërhyjnë me mjete rrethanore.
“Vështirësitë që kanë qenë të zlagja Kala, me investimet që janë bërë për rrugët, për hyrje daljet,shtrimet e rrugëve me kalldrëm, janë vënë dhe hidrantët nëntokësorë që mund të marrim ujë në çdo moment. Nuk kemi asnjëherë probleme me ndërhyrjen, përveç zonave të fshatrave ku mund të jenë shtëpi të veçanta”, tha Tajar Alla, Shef i Repartit Zjarrfikës Elbasan.
Repartit të Zjarrfikëses në Elbasan në muajin gusht i shtohet edhe një mjet i vogël, i destinuar për rrugicat e ngushta dhe të vështira. Fatmirësisht vera e lagësht e këtij viti nuk ka favorizuar zjarret dhe rastet kanë qenë sporadike.
Top Channel