Në një bashkëbisedime me gazetarët ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha foli edhe për ligjin për Teatrin, ku u shpreh se interesi i qeverisë janë kullat. Ai tha se me shembjen e Teatrit, vidhet prona publike dhe shkatërrohet trashëgimia kulturore.

Më tej, ai tha se artistët janë manipuluar duke u bindur për firmosjen e peticionit. “Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike. S’quhet më Tirana, por Tirama, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kurajoja gazetareske do dalë mbi Edi Ramën. Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbisedimin. S’ka projekt për Teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që se kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz”, tha Basha.

Për Bashën, një dekretim i ligjit nga Presidenti Meta, do të ishte një grusht shteti. “Do ndjekim gjithë hapat ligjorë. Shkelja e të gjithë mekanizmave ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile. Nëse i vënë minat bashkëjetesës s’do bëhemi kronikanë. Nëse ata i vënë minat teatrit ne do t’jua vëmë kullave, me ligj”, u shpreh Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA