Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli sërish në një konferencë për shtyp, ku denoncoi procesin e vettingut. Ai u shpreh se “gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e vettingut”.

“Ky fakt tregon se organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, tha Aliebaj.

Më tej, ai dha detaje, duke thënë: “Në 10 Prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të vettingut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të vettingut se “përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figurës së çdo gjyqtari dhe prokurori. Si ka mundësi që Edi Rama nuk shqetësohet kur një gjyqtar i kapur në përgjime në aferë korruptive, jo vetëm nuk u shkarkua nga detyra, por iu hap rruga për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që është qeveria e gjyqësorit?! Si ka mundësi që ai u shet shqiptarëve për pastrim të Pallatit të Drejtësisë procesin që konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar?!”, ngriti pyetjet deputeti i PD.

Alibeaj theksoi se Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me vettingun.

“Edi Rama do të vazhdojë të heshtë për këto pyetje dhe për faktet e bëra publike, sepse tani maska e tij si reformator i drejtësisë ka rënë! Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me vettingun, sepse atij i duhen gjyqtarët e korruptuar për zbatimin e projektin mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA