Në një deklaratë për mediat në lidhje me ecurinë e procesit të Vettingut, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se reforma po jep rezultate dhe po kthen shpresën te shqiptarët.
“Vettingu po rikthen shpresën te publiku se dhe në Shqipëri mund të ketë drejtësi. Po funksionon pastrimi i pallatit të drejtësisë. Reforma po jep rezultate pozitive dhe për këtë s’ka kthim mbrapa”, tha ministrja.
Më tej, ministrja tha se boshllëku i krijuar është i përkohshëm dhe i kuptueshëm. Ai shtoi se shantazhet për të kthyer pas procesin nuk mund të funksionojnë. “Ne do të jemi deri në fund garantët e një reforme që po bën historinë”, tha Gjonaj.
Ministrja fton edhe opozitwn pwr bashkwpunim. “Shqipëria s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet. Nuk çon askund bllokimi i ndryshimeve ligjore për shkollën e magjistraturës. Ambasada amerikane shprehu dje indinjatë. Ne i falenderojmë partnerët tanë për mbështetjen dhe garantojmë qytetarët se përpjekja e opozitës për bllokimin e shkollës së magjistraturës ishte e pashpresë dhe s’ka kthim pas. Asgjë dhe askush se bllokon dot më këtë rrugë. Asgjë nuk është jashtë parashikimeve tona, edhe vonesat. Askush s’është mbi ligjin, duke shantazhuar e kërcënuar. Vettingu s’diskutohet më por zbatohet. E ftoj opozitën të bashkëpunojë”, tha Gjonaj.
Top Channel