Izraeli ka rrezuar një avion ajror sirian që po fluturon mbi hapësirën e tij ajrore, në hapësirën e Golanit jugor.

Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan në “Twitter” se dy raketa Patriot u lëshuan drejt avionit luftarak të tipit Sukhoi, i cili kishte hyrë 1 milje në hapësirën ajrore të shtetit hebre.

Në faqen online të gazetës “Haaretz” raportohet se banorë në veri të Izraelit i kanë parë raketat në ajër e kanë dëgjuar shpërthime. Raportet e deritanishme, të konfirmuara zyrtarisht, tregojnë se një pilot është vrarë.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2014 që Izraeli godet një avion ushtarak të pilotuar sirian. Ngjarja vjen vetëm dy ditë pasi shteti hebre aktivizoi për të parën herë mbrojtjen raketore të sistemit ushtarak David’s Sling.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA