Basha: Djepi bosh i Gj.Kushtetuese i duhet Ramës për të mbrojtur aferën e Teatrit

24/07/2018 13:00

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për situatën në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë.

Përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama shprehej se “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, kësaj analogjia kreu i PD, i përgjigjet, po përmes Facebook, se ai e kërkon “djepin” e Kushtetueses bosh për të mbrojtur aferën e Teatrit.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”.

Basha nuk ka lënë pa sulmuar as institucionin e Prokurorisë, për të cilin, ai thekson se: “Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA