Është pak e pazakontë të gjesh babagjyshë të vitit të ri në verë, pasi babagjyshi me kostumin e kuq, zakonisht shfaqet gjatë ose rreth krishtlindjes, cdo vit,por Santa Klausët po sfidojnë të nxehtin e verës dhe janë veshur edhe një herë për të takuar dhe përshëndetur njëri tjetrin.
Më shumë se 150 babagjyshë, nga e gjithë bota, kanë veshur kostumet e tyre të nxehta dhe me mjekrat e tyre të gjata janë shfaqur në konferencën e përvitshme në danimarkë.
Babagjyshë nga vende të ndryshme, nga Japonia deri në Shtetet e Bashkuara, janë mbledhur në Kopenhagen për të marrë pjesë në kongresin e 61 botëror të tyre. Ndërsa eventi nisi, delegatët e veshur si babagjyshë u krodhën një herë edhe në det, për të kënaqur banorët lokalë.
Gjatë eventit tre ditor, Santa Klausët do të vizitojnë edhe statujën e sirenës së vogël dhe do të përballen me njëri-tjetrin në garën me pengesa të kampionatit botërorë të babagjyshëve.
Por, nuk janë vetëm babagjyshët ata që janë mbledhur në qytetin danez. Ata shoqërohen edhe nga njerëz të veshur si elfë e madje edhe si pemë krishtlindjesh. Për shumë njerëz, ky event është edhe një mundësi për të prekur sadopak kultura të tjera. Për të tjerë, është një takim familjar.
Top Channel