Maxhoranca i ka prerë kokën drejtësisë, është komenti i kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, teksa në seancën parlamentare pritet të votohet ligji për Magjistraturën.

“Rilindja i preu koken drejtesise dhe e la pa Gjykatat Supreme,Kushtetuese dhe te Larte. Paketa e ndryshimeve per Reformen ne Drejtesi dhe per ta ruajtur drejtesine nga shkaterrimi e paraqitur nga opozita u hodh poshte nga rilindja jave me pare ne kuvend. Sot kjo pakete e opozites vazhdimisht eshte aty si prove e fajit shume te rende te maxhorances per drejtesine. Rilindja eshte fajtorja e vetme per dekapitimin e drejtesise. Per shkak vetem te rilindjes ne vendimin per moshapjen e negociatave eshte kusht ngritja e Gjykates Kushtetuese. Pa bere Shqiperine me Gjykate Kushtetuese nuk mund te hidhet asnje hap perpara”, thotë Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA