Kandidatët e KED që largoi vetingu: Manja: Hapat janë të përcaktuara në Kushtetutë

23/07/2018 12:10

Kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një prononcim për median thotë se opozita është bërë pishman që votoi reformën në drejtësi, duke u shprehur se maxhoranca nuk i ka 84 votat për ligjin e magjistraturës.

“Nuk na pengon ta shohim njëri-tjetrin në sy në sallën e Parlamentit dhe të komunikojmë drejt për së drejti me opinionin publik për të thënë disa të vërteta për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj se kam përshtypjen se procesi i reformës në drejtësi nuk është kuptuar sa dhe si duhet nga opozita. Teoria e kolapsimit të reformës në sistemin e drejtësisë nuk është teori juridike. Unë gjykoj dhe me aq informacion sa kam unë nuk jemi në rastin e kolaps të reformës në drejtësi por kolapsim të opozitës”, tha Manja.

Manja tha se KLGJ dhe KLP janë në krijim e sipër. Hapat e vetingut janë të përcaktuara në Kushtetutë, vijoi ai, duke thënë se kandidatët për KED që u shkarkuan nga vetignu, do të zëvendësohen me short, siç e përcakton Kushtetuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA