Lufta tregtare tashmë është realitet. Ky është mendimi i ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, në prag të samitit të ministrave të G20-s në Argjentinë.
“Politika tregtare e tanishme amerikane për vendosjen e tarifave të njëanshme bazohet në ligjin e xhunglës”, tha ai.
“Ligji i xhunglës është humbës, do të dobësojë rritjen ekonomike, do të kërcënojë vendet më të brishta dhe do të ketë pasoja katastrofike politike”, shtoi Le Maire.
Por, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin mbrojti tarifat dhe i kërkoi BE-së dhe Kinës që të hapnin tregjet e tyre për të lejuar konkurrencën e lirë.
Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi BE-në si një armik për tregtinë. Trump më vonë kërcënoi të vendoste tarifa për të gjitha 500 miliardë dollarë mallra kinezë që hynë në SHBA.
SHBA ka deficite të mëdha tregtare, si me BE-në dhe me Kinën.
Bisedimet dy-ditore në Buenos Aires sjellin ministrat e financave dhe bankierët qendrorë të 20 vendeve më të mëdha të botës.
Top Channel