Fundjava jo të gjithë i tërheq drejt detit. Ka shumë qytetarë që zgjedhin pishinat për të përballuar temperaturat që meteorologët i kanë parashikur të jenë të larta për shkak të valës së të nxehtit afrikan që ka prekur vendin tonë. Ndryshe nga vitet e tjera qyetarët thonë se janë përmirësuar ndjeshëm kushtete higjeno-sanitare në to.
Me sa duket bizneset që kanë zgjedhur të ofrojnë këtë shërbim janë ndërgjegjësuar, pasi edhe nga kontrollet e Inspektoriatit Shteteror nuk janë hasur probleme në lidhje me mosfiltrimine ujit apo parametra e PH .
“Janë brenda limiteve dhe brenda të gjitha kritereve që përcakton kjo rregullore për funksionimin e tyre. Duke respektuar parametrat e ujit, qoftë nga kryerja e analizave ku është e detyrueshme për çdo ditë, për të parë pehashin e mbi të gjitha afishimin e rregulloreve të tyre dhe patjen e një kujdestari në gjithë territorin ku zhvillohet ky biznes”, thotë Inspektoriati shtetorr shednetsor
I vetmi problem që është konstatuar në disa biznese që kanë pishina të vogla është mos respektimi i hapësirës për persona.
“Duhet të jetë në ndërgjegjen e vetë atyre që i administrojnë këto pishina. Është mbipopullim i tyre”, thotë Eltar Deda, Inspektorati Shteteror Shëndetësor.
Sipas rregullores, pishinat e hapura për aktiviete noti, kurse, duhet të llogarisin 2 metër katror për person ndërsa ato që që janë hapur për aktivitete zhytje duhet të llogarisin 5 metër katror për person
Top Channel