Një 31-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë zjarri dy persona.

Sipas policisë së Fierit, Bushi Hatillari, 31 vjeç nga Roskoveci, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë. Mësohet se Hatillari dhe dy personat janë zënë me fjalë goje fillimisht, “pse më the ashtu?”.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë “ZASTAVA” së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA