Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla bën të ditur se edhe nxënësit me mesatare nën 6 do të mund të përfshihen në arsimin profesional duke iu përgjigjur nevojave të tregut të punës.

Duke u fokusuar tek mundësitë e shumta, që nga ky vit, të rinjtë do të kenë për të marrë një profesion apo një degë studimi që është e kërkuar nga tregu i punës, ministrja Lindita Nikolla theksoi se është shtuar oferta e orientuar akademike dhe profesionale për rininë shqiptare.

“Janë një set programesh universitare po ashtu profesionale 2- vjeçare që sivjet do të jenë më shumë se një vit më parë dhe që do të mundësojnë që zgjedhja dhe për ata maturantë që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre të përputhura me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Tjetra që jemi duke bërë dhe për të cilën unë duhet të falenderoj të gjithë universitetet shqiptare publike dhe jo publike, që po adresojnë gjithnjë e më shumë ofertën e tyre akademike me atë që biznesi, zhvilli i vendit, tregu i punës kanë nevojë dhe që padyshim do bëjnë të mundur që shumë të tjerë që sot janë në universitet apo të tjerë të rinj e të reja që do të vijojnë studimet e larta në kolegje profesionale apo programe universitare, të kenë më të sigurt atë që është e nesërmja e tyre me kërkesat në tregun e punës”, tha Nikolla.

600 studentë të sapo diplomuar përfunduan Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën publike. 200 prej tyre pas kësaj eksperience 3 mujore të fituar siguruan një vit kontratë pune në administratë. Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Ministrisë së Arsimit, 200 të rinjtë ndanë njohuritë e fituara në institucione të ndryshme ku kryen praktikën e punës dhe u pajisen me certifikata.

“Prioritet i kësaj qeverie është punësimi, ndaj karta e prioriteteve për të parë se kush janë fushat më prioritare të zhvillimit të vendit do të jetë një arsye e fortë, një njohje për të gjithë ata që nesër do të zgjedhin programet e studimit dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ambicia jonë që përmes iniciativave të mundësojmë më shumë studentë që zgjedhin shkencën, teknologjinë, inovacionin, matematikën, të studiojnë po ashtu dhe fusha të tjera si turizmi, për hoteleri turizëm e kështu me radhë.” deklaroi Nikolla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA