Në Marinzë pa ujë, shpimet për naftë dëmtuam burimet nëntokësore

21/07/2018 15:17

Uji i pijshëm në fshatin Marinëz është i ndotur dhe me ngjyrë.

Shkak për këtë është bërë shpërthimi i pusit të naftës në prill të vitit 2015, i cili shkatërroi shtresat nëntokësore. Edhe në ato pak raste kur uji vjen në çezmat e tyre, ai është me ngjyrë dhe me insekte të ndryshme. Ata presin radhën me orë të tëra për të mbushur në çezëm që uji vjen me orar.

Ndonëse prej 3 vjetësh është duke u ndërtuar rrjeti i ri i Ujësjellësit, me një fond prej 86 milion lekësh akorduar nga qeveria shqiptare, banorët e fshatit Marinzë ende nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Sipas kryebashkiakes së Roskovecit e cila bashkohet me shqetësimin e banorëve, afati i përfundimit të projektit është në fund të vitit, por gjendja në të cilën ndodhen banorët e Marinzës ka bërë që punimet të përshpejtohen dhe ujësjellësi i ri të përfundojë në muajin gusht.,

Ndotja e ujit të pijshëm është një shqetësim më shumë për banorët e Marinzës, të cilët kanë probleme të rënda me ndotjen e ajrit dhe tokës bujqësore nga mbetjet hidrokarbure.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA