Kërcënimi kinez, CIA: “Luftë e ftohtë” ndaj SHBA

21/07/2018 14:24

Qëllimi i operacioneve kineze për të shtrirë ndikimin në botë është që Kina të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si superfuqia udhëheqëse në planet.

Gjatë forumit të sigurisë në Aspan, zëvendës drejtori i CIA-s për qendrën e misionit në Azinë Lindore Michael Collins gjithashtu tha se presidenti kinez Xi Jinping dhe regjimi i tij po bëjnë luftë të ftohtë ndaj SHBA.

“Është luftë e ftohtë, por jo ajo klasike që njohim. Kina shfrytëzon çdo mundësi të ligjshme dhe të paligjshme, publike dhe private, ekonomike dhe ushtarake për të dëmtuar pozicionin e rivalit të saj dhe për të përforcuar të vetin, por pa përdorur si mjeti konfliktin. Kinezët nuk e duan konfliktin”, shprehet Michael Collins.

Sipas Collins, Kina kërkon që çdo vend në botë, kur vendos për interesat e tij, të mbajë anën e kinës dhe jo të SHBA. Zyrtari i CIA-s theksoi se Kina është kërcënimi që paraqet kina është sfida më e madhe globale me të cilën SHBA përballet.

“Kina ka krijuar një konkurrencë me ne dhe atë që ne përfaqësojmë shumë më të madhe se ç’mund dhe çfarë kanë mundësi të bëjnë rusët, vijoi Collins. Komentet e tij pasqyruan ato të drejtorit të FBI-së Christopher Ëray dhe drejtorit të inteligjencës kombëtare Dan Coats, që gjithashtu thanë se kina është rreziku më i madh aktual për SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA