Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.
Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.
Ai u shtri mbi kokën e viktimës dhe thërriste me të madhe “Belay, zgjohu!” (viktima quhej Belay Biftu), por procesi i ringjalljes kishte dështuar me sukses.
Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia.
Gjithsesi, Ayele i shpëtoi dajakut, por jo telasheve, pasi tashëm po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim.
Top Channel