Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve. Në pranga është vënë shtetasi Armand Zanit, 21 vjeç, banues në lagjen nr.1 Cerrik.
Sipas policisë, personi i arrestuar dyshohet se më 18 korrik në fshatin Kuqan, Elbasan, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit L.S. Gjithashtu dyshohet edhe për vjedhjet e tjera: Më 11 korrik, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit E.K; Më 13 korrik, në fshatin Trunxh, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K; Më 17 korrik, në fshatin Shtërmen, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse të shtetasit F.Xh; Më 9 qershor, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases D.D., një sasi lekësh; Në 10 qershor, në lagjen Haxhias Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.Ç, si edhe më 16 qershor, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.T.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike të dyshuar si heroinë si dhe një sasi lekësh.
Top Channel