Arben Derhemi: Dua një Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para

21/07/2018 10:58

Aktori Arben Derhemi ka dhënë sot një prononcim për median, duke ripërsëritur atë që gjithmonë ka qenë dëshira e tij: ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Ai ka shprehur nevojën për të pasur domosdoshmërish një godinë të rindërtuar nga e para.

“Do doja një teatër të ri, medoemos edhe Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para”, është shprehur ai.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe aktori Genc Fuga, i cili shkon më tej duke theksuar nevojën e një teatri të ri që do të përmbushte kushtet e domosdoshme për vënien në skenë të shfaqjeve. Fuga thotë se spektatori duhet të ndihet “i përkëdhelur”, kur ndan ato dy orë të jetës së tij me regjisorët e aktorët.

“Ndërtimin e Teatrit të Ri e mendoj të mbështetur në aspektin ligjor në një Kompleks me më shumë salla e kapacitete 800 e 300 vendëshe, duke paraprirë rritjen demografike të popullsisë, me gjithë ambientet ndihmëse e administrative, me restorant e bare, me lozha, e teknikën më të fundit skenike. Pra, spektatori duhet të ndihet “i përkëdhelur”, kur ndan ato 2 orë të jetës së tij me Regjisorët e Aktorët! Çdo mënyrë tjetër, do të cenonte misionin e Teatrit dhe do të na çonte në “bienale” të tjera, larg Memories Kombëtare të Publikut!”, nënvizon Fuga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA