Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon të zhbllokojë ngërçin e pronësisë për banesat e ndërtuara para vitit 1991.
Drejtori i Aluiznit, Artan Lame shpjegoi se cfarë hapash duhet të ndjekin qytetarët për të marrë dokumentin e pronësisë.
Aktualisht janë rreth 60 mijë banesa të ndërtuara para vitit 1991 për të cilat pronarët nuk kanë mundur të marrin dokumentin e pronësisë, duke përfshirë dhe banesat në lagjet mesjetare të qyteteve si Berati, Gjirokastra apo Shkodra.
Sipas Lames arsyeja për këtë ngërç ka qenë neglizhenca e institucioneve, mungesa e dokumentacionit nga pronarët, por edhe procedurat burokratike.
Duke filluar nga shtatori të gjithë pronarët e këtyre banesave duhet të aplikojnë për marrjen e pronësisë në sportelet e Aluiznit.
Sipas Lames, këta qytetarë duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentet që zotërojnë dhe më pas e gjithë procedura deri në dhënien e pronësisë do të kryhet nga vetë Aluizni
Top Channel